×
  • Lajme
  • Lajme / Gjilan

    E kishte të ndaluar vozitjen por nuk e respektoi, policia gjobit taksistin me 500 euro dhe ia konfiskon veturën

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 10:17

    Njësitet patrulluese të Trafikut në Gjilan kanë ndaluar një taksist e që i njëjti po drejtonte veturën e tij ani pse kishte ndalesë të vozitjes, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Ndaj të njëjtit është shqiptuar gjobë prej 500 eurove, pesë pikë negative, poashtu ndalim vozitje edhe për gjashtë muaj të tjerë, si dhe i është konfiskuar vetura e tipit Golf, përkohësisht.

    Komunikata e plotë:

    Gjilan, 02 maj 2024    

    Njësitet patrulluese të Trafikut nga stacioni i Policisë në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur një automjet me targa vendore (TAXI) dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit shqiptar shtetas i Kosovës drejtonte mjetin e tij edhe pse kishte ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse.

    Të njëjtit sipas nenit 246 konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor 08/L-186 paragrafi 5 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative dhe masën e
    përkohshme të ndalim vozitjes së mjetit motorike në afat prej gjashtë (6) muaj si dhe i është konfiskuar automjeti.

    Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që ti respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!