×
  • Lajme
  • Lajme / Komisioni

    Miratohet projektligji për rregullimin e tregtimit për kripto-asetet, parandalohet shpëlarja e parave

    Reporteri
    02 Maj 2024 | 10:04

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektligjin për kripto-asetet dhe për regjistrin e pronarëve përfitues.

    Me këtë rast, Mimoza Kusari-Lila tha se nëpërmjet të njëjtit do të nxitet inovacioni si dhe do të krijohen parametra të sigurisë për parandalimin e shpëlarjes së parasë.

    “Më në fund është finalizuar nisma e 6 deputetëve nënshkrues në draftimin e projektligjit i cili për herë të parë bënë rregullimin e tregtimit dhe posedimit për kripto-asetet. Si një ndër valutat më të reja, jemi munduar që të kemi një draft-ligj që nxit inovacionin dhe investimet por krijon edhe parametrat e sigurisë për parandalimin e shpëlarjes së parasë. Kemi pasur mbështetje edhe nga dy ekspertë të Këshillit të Evropës”, deklaroi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!