×
  • Lajme
  • Lajme

    PSD e Dardan Molliqajt sot organizon protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, partitë opozitare nuk marrin pjesë

    Reporteri
    29 Janar 2022 | 7:09

    Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Dardan Molliqaj sot organizon protestë kundër shtrenjtimit të rrymës.

    Protesta do të nis në ora 14:00.

    PSD mbrëmë ka publikuar në faqen e saj në Facebook fletushkat me të cilat do të protestojnë në qendër të Prishtinës, ndërsa ka shkruar “Ne jemi gati, po Qeveria”.

    Por PSD duket se do të jetë e vetmuar në këtë protestë, pasi partitë opozitare kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë, shkruan Reporteri.net.

    Edhe Grupi i qytetarëve të organizuar nën parullën “Asnji cent ma shumë” është distancuar nga protesta e sotme e organizuar nga PSD, pasi thonë se kjo parti ka vendosur posterë të ndryshëm në Prishtinë që u bëjnë thirrje qytetarëve për protesta pa vendosur ndonjë logo të organizatorëve.

    Kujtojmë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kWh të dyfishohet. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!