×
  • Lajme
  • Lajme

    Pushteti i Kurtit nis gjahun ndaj mediave kritike, i pezullon licencën biznesore Klan Kosovës

    Reporteri
    14 Qershor 2023 | 19:22

    Pas fushatave linçuese dhe sulmeve të ndryshme ndaj gazetarëve, Qeveria Kurti ka nisur që t’ua pengojë punën mediave kritike në Kosovë edhe për nga aspekti biznesor. E para qe ka pësuar del të jetë Klan Kosova, ndërkohë që pushteti ka nis sulmet ndaj kësaj media që disa ditë edhe përmes një portali “fantom” i dirigjuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se ka inicuar kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda ndaj mediumit “Klan Kosova”, ndaj zyrtarëve përgjegjës nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe personave përgjegjës të kompanisë nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

    Sipas njoftimit, MINT ka marrë vendim që të pezullojë certifikatën e biznesit këtij mediumi, deri në një vendim tjetër, shkruan gazeta Online Reporteri.net.

    “Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka iniciuar kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Republikës së Kosovës, ndaj Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, zyrtarëve përgjegjës nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve dhe personave përgjegjës të kompanisë, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.

    “Mbështetur në aktet ligjore, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve e Kosovës, gjithashtu ka marrë vendim që të pezulloj certifikatën e biznesit të Shoqërisë Tregtare “KLAN KOSOVA” SHPK, deri në një vendim tjetër.”, thuhet në njoftimin e MINT.

    Ndryshe, Klan Kosova është pjesë e Devolli Corporation, në pronësi të biznesit nga Peja, Shkelqim Devolli. /Reporteri.net

    Njoftimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!