×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Kosovës ndan rreth 300 mijë euro për strehimin e gazetarëve ukrainas dhe afgan në Kosovë

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 11:29

    Qeveria e Kosovës sot ka ndarë mjete shtesë, rreth 305 mijë euro për strehimin e gazetarëve ukrainas dhe afganë të cilët janë duke qëndruar në Kosovë.

    Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ministri i Financave Hekuran Murati tha se këto mjete do të merren nga shpenzimet e paparashikuara.

    “Kemi të bëjë me një kërkesë të MPJD-së që të ndahen mjete shtesë rreth 305.710 euro për vitin fiskal 2023, për mbështetje financiare të gazetarëve afgan dhe ukrainas të cilët janë të strehuar në Kosovë. Mjetet buxhetore merren nga shpenzimet e paparashikuar, kategoria rezervë dhe transferohen në MPJD”, ka thënë ministri Murati.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!