×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria e Kosovës premton përkrahje për bizneset dhe konsumatorët

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 19:40

    Sot, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Shefin e Stafit, Luan Dalipi pritën Berat Rukiqi, Eralda Kurtaj, Lekë Pula dhe Rrezon Krasniqi, përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).


    Në takimin e sotëm u pajtuan të dy palët që prodhuesit vendorë të kenë vëmendjen e shtuar nga Qeveria për t’i tejkaluar sfidat me të cilat përballen në tregun e Kosovës dhe në atë ndërkombëtar.

    “Qeveria e Kosovës do ta përkrah edhe biznesin por edhe konsumatorin. OEK u ankua që Kosova ka ligje të mira, por nuk ka kapacitet që t’i zbatojë ato. Prandaj, kjo Qeveri do të jetë Qeveri e zbatimit të ligjeve të veta”, thuhet në njoftimin për media./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!