×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria Hoti mblidhet sot në ora 12:00

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 9:25

    Qeveria e Republikës së Kosovës, sot do të mbajë mbledhjen e tretë me radhë nën udhëheqjen e kryeministrit, Avdullah Hoti.


    Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi për medie nga zyra e kryeministrit, shkruan Reporteri.net.

    Sipas këtij njoftimi, mbledhja pritet të fillojë në orën 12:00.

    Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Qeveria në mbledhjen e saj të dytë, ka shfuqizuar vendimin për masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!