×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria voton fondin emergjent për vërshime, pret prezantimin e dëmeve nga komunat

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 14:33

    Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, tha se është ndarë fondi për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.


    Hoti tha se ende nuk ka ndonjë shifër të saktë të shumës, pasi njëherë duhet parë saktësisht këto dëme dhe po ashtu duhet bërë vlerësimi i dëmeve nga ana e komunave.

    Tutje, ai tha që kanë marrë vendim për ndarjen e 6.5 milionë euro për bizneset individuale dhe rritje të pensioneve.

    Këtë deklarim Hoti e bëri gjatë vizitës që pati në komunën e Gjilanit.

    Çështjen e ndarjes së fondit Hoti e pati përmendur edhe disa ditë më herët, teksa vizitoi Vushtrrinë, një nga komunat më të dëmtuara nga këto vërshime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!