×
  • Lajme
  • Lajme

    Rakiq theu heshtjen zgjedhore, Aliu e pyet Hotin pse s’po e shkarkon

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 11:31

    Ushtruesi i detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Liburn Aliu, në seancën e sotme të Kuvendit ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Goran Rakiq.


    Aliu ka treguar se Rakiq e ka shkelur heshtjen zgjedhore ditën e djeshme dhe se e ka pranuar që dirigjohet nga shteti i Serbisë, ndërsa ka pyetur “a do të thotë kjo se z.Hoti pajtohet me qëndrimet e tij?”, meqenëse nuk e shkarkoi Rakiqin pas kësaj deklarate.

    “Dje, zëvendësi tjetër i Avdullah Hotit, Goran Rakiq theu heshtjen zgjedhore duke kërkuar që qytetarët e Veriut të Mitrovicës ta votojnë kandidatin e Listës Serbe. Ky zëvendësi i dytë madje deklaron se Lista Serbe e ka përkrahjen e shtetit të Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq. Tash, Goran Rakiq nuk është një qytetar i zakonshëm. Qëndrimi i tij pashmangshëm e implikon edhe institucionin ku bën pjesë, Qeverinë e Kosovë”, ka thënë Aliu.

    Ai ka shtuar se ka qenë “e pritshme dhe normale të ndodhin shkarkimet tashmë”, duke përfshirë edhe zëvendëskryeministrin tjetër, Driton Selmanajn.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!