×
  • Lajme
  • Lajme

    Ramush Haradinaj tregon se a ka ndryshuar AAK-ja qëndrim për votimin e Osmanit presidente

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 12:26

    Kryetari i AAK-së ka mbajtur konferencë për media ku ndër të tjera ka folur edhe për çështjen e Presidentit.


    Haradinaj ka thënë se qëndrimi i AAK-së mbetet i njëjtë, për të mos qëndruar në sallë dhe për të mos ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit, shkruan Reporteri.net.

    Ne e kemi mirëprit mundësinë me bisedu me fituesit e zgjedhjeve nuk kemi marrë prej tyre asnjë  propozim apo kërkesë, dhe kështu vetvetiu ne nuk jemi pjesë e një marrëveshje politike për votimin e kandidates së VV për deputete. Në qëndrimin tonë nuk ka ndryshuar asgjë”, u shpreh Haradinaj.

    Kujtojmë se kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku gjatë ditës së djeshme bëri të ditur se Kryesia e LDK-së, ka marrë vendim që kjo parti të marrë pjesë në seancën e votimit të Osmanit për presidente. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!