×
  • Lajme
  • Lajme

    Raporti i DASH për Kosovën: Pronarë mediash penguan botimin e materialeve kritike ndaj qeverisë dhe partive politike

    Reporteri
    30 Mars 2021 | 22:28

    Në një raport për të drejtat e njeriut në botë në vitin 2020, Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha se në Kosovë, kishte gazetarë që u ankuan për pronarët e mediave se i penguan ata të botojnë materiale kritike ndaj qeverisë.


    Në raportin e Departamentit të Shtetit flitet për shumë çështje përfshirë punën e mediave duke thënë se mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehën një larmi pikëpamjesh.

    Por, DASH ka theksuar se disa gazetarë u ankuan se pronarët e mediave penguan botimin e materialeve me përmbajtje kritike ndaj qeverisë dhe partive politike, shkruan Reporteri.net.

    ”Mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehën një larmi pikëpamjesh, përgjithësisht pa kufizime. Sidoqoftë, pati raporte se zyrtarë qeveritarë, disa parti politike, biznese të lidhura me qeverinë, grupe fetare dhe individë të pakënaqur u bënin presion pronarëve të medias, redaktorëve dhe reporterëve që të mos botonin materiale të caktuara. Disa gazetarë u tërhoqën nga raportimi kritik hulumtues për shkak të frikës për sigurinë e tyre fizike ose sigurinë e punës.

    Disa gazetarët u ankuan se pronarët dhe menaxherët e medias i penguan ata të botonin ose transmetonin materiale kritike ndaj qeverisë, partive politike ose zyrtarëve të veçantë”, thuhet në raportin e DASH, shkruan Reporteri.net.

    Liria e shprehjes

    Raporte të besueshme këmbëngulën se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe fetare u përpoqën të frikësonin përfaqësuesit e medias. Problemet e financimit gjithashtu kërcënuan pavarësinë e medias. Gazetarët hasën vështirësi në marrjen e informacionit nga qeveria dhe institucionet publike.

    Mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehën një larmi pikëpamjesh, përgjithësisht pa kufizime. Sidoqoftë, pati raporte se zyrtarë qeveritarë, disa parti politike, biznese të lidhura me qeverinë, grupe fetare dhe individë të pakënaqur u bënin presion pronarëve të medias, redaktorëve dhe reporterëve që të mos botonin materiale të caktuara. Disa gazetarë u tërhoqën nga raportimi kritik hulumtues për shkak të frikës për sigurinë e tyre fizike ose sigurinë e punës.

    Disa gazetarët u ankuan se pronarët dhe menaxherët e medias i penguan ata të botonin ose transmetonin materiale kritike ndaj qeverisë, partive politike ose zyrtarëve të veçantë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!