×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon ambasadori rus: Të lirohet urgjentisht rusi i arrestuar në aksionin në veri të Kosovës

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 13:41

    Ambasadori rus në Serbi, Aleksander Çepurin, tha me rastin e zhvillimeve në veri se Rusia dënon me vendosmëri aksionin e forcave speciale në veri.


    “Ne dënojmë me forcë aksionin e Forcave Speciale të Kosovës në rajonin e veriut Kosovëtë Kosovës të banuar nga serbët, gjë që është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe është në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ekzistuese”.

    ” Ne jemi të revoltuar nga provokimi i autoriteteve të Prishtinës në lidhje me shtetasin rus, bashkëpunëtor i UNMIK-ut, Mikhail Krasnoszchev. Kërkojmë lirimin urgjent të rusëve dhe bëjmë thirrje për përgjegjësinë e të gjithë atyre që janë fajtorë për këtë incident”, shtoi Çepurin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!