×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Mustafa: Nuk u shkarkova, u lirova nga detyra me kërkesën time

    Reporteri
    14 Korrik 2020 | 19:34

    Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe profesori universitar, Muhamet Mustafa, ka reaguar pas lajmit se është liruar nga detyra e këshilltarit politik për ekonomi të kryeministrit, Avdullah Hoti.


    Ai përmes një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka sqaruar se përse erdhi ky vendim, duke thënë se që nga qershori i vitit 2017 është tërhequr nga angazhimi politik në institucione dhe është përcaktuar në Institutin Riinvest si këshilltar senior, shkruan Reporteri.net.

    Mustafa ka thënë se me Hotin janë marrë vesh që të ketë ai të ketë një rol në ekipin e ekspertëve që do të angazhohen për negociatat dhe pas 3-4 ditësh mori vendimin që është emëruar këshilltar politik për ekonomi i kryeministrit Hoti.

    I shkruajta Kryeministriit qe Vendimi nuk eshte sipas marreveshjes, duke kërkuar qe kjo te korrigjohet. Sot mora vesh nga dy portale se jam “shkarkuar” Ne fakt ne Vendimin e ri qe mu dërgua nga njeri nga portalet shkruan se jam liruar nga kjo detyre. Por edhe ky vendim nuk eshte i sakte ploetsisht duhej te thoshte “lirohet me kerkesen e tij””, ka shkruar Mustafa në Facebook.

    Ky është reagimi i tij i plotë:

    KUR BOTOHEN LAJME TE GJYMTA DHE JOPROFESIONALE
    E VERETETA PER EMRIMIN DHE “SHKARKIMIN TIM” NGA KRYEMINISTRI HOTI

    Sot dy portale publikuan nje lajm gjoja per shkarkimin tim nga pozita e Keshilltarit politik te Kryeministrit per ekonomi. Asnjejri prej tyre nuk me kontaktoi paraprakisht. Meqense kjo zgjoi interesim edhe te disa media tjera dhe te shume miqe te mij, po me duhet te jap kete sqarim publik:

    Kryeministri Hoti pati nje bisede me mua, e ku ishte i pranishëm edhe Drejtori Ekzekutiv i Riinvestit, pra dhjete ditësh ( 4 korrik 2020). BIseda kishte te bënte kryesisht me momentin aktual ekonomik dhe situaten me COVID-19. Gjate ketij takimi Kryemnistri hapi mundësinë qe te angazhohem si Këshilltar ne kabinetin e tij per ekonomi dhe per çështjen e negociatave me Serbine ne fushën e ekonomisë. Une e falënderova per konsideratën e tij dhe i thash se sipas vendimti tim personal qe nga qershori i vitit 2017 jam tërhequr nga angazhimi politik ne insitutcione dhe se jam përcaktuar per pune ne Insitutin Riinvest si Keshlilltar Senior. Per kete arsye i thash Kryeministrit se nuk mund te pranoj detyra te te emruarit politik duke marre parasyh karakterin dhe rolin e Institutit Riinvest , per te mos krijuar nje konflikt interesi. Kryeministri e mirëkuptoi kete dhe u morëm vesh qe une potencialisht te kem, nje rol ne ekipin e eksperteve qe do te angazhohen per negociatat.

    Pas tri katër ditësh mora nje Vendim se isha emruar Keshilltar politik per ekonomi, dhe une menjëherë ne ate moment i shkruajta Kryeministriit qe Vendimi nuk eshte sipas marreveshjes, duke kërkuar qe kjo te korrigjohet. Sot mora vesh nga dy portale se jam “shkarkuar” Ne fakt ne Vendimin e ri qe mu dërgua nga njeri nga portalet shkruan se jam liruar nga kjo detyre. Por edhe ky vendim nuk eshte i sakte ploetsisht duhej te thoshte “lirohet me kerkesen e tij” Prandej “shkarkimi” dhe te tjerat spekulime janë prodhim i nje gazetarie te papërgjegjshme.

    Une gjithsesi mbetem ne disponim te Kryeministrit te Kosoves, dhe gjithë institucioneve te Ksooves, si gjithhere me pare, qe te jap tere kontributin dhe eksperiencën time profesionale e politike sidomos ne çështjet e raporteve Serbine , gjithnjë ne cilësinë ekspertit , pa nje pozicion te te emruarit politik. Nuk ka asgjë per tu shqetësuar lidhur me kete çështje, përpos disa lishimeve admnistrateive e gazetareske qe mund te ndodhin e edhe mund te evitohen me pak kujdes.

    https://www.facebook.com/muhamet.mustafa.566/posts/3512919005394380

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!