×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon për herë të parë fituesi i çmimit “Nobel”: U thotë serbëve “do të pimë raki e verë bashkë”

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 9:10

    Fituesi i çmimit Nobel për letërsi, shkrimtari Peter Handke, tha në një prononcim të shkurtër për Radio Beogradin 2 se ai ishte i befasuar nga çmimi i madh që mori, transmeton Reporteri.net.


    “Jam shumë i befasuar dhe shumë i lodhur, do të flasim më gjatë nesër. Dua të përshëndes të gjithë njerëzit në Beograd dhe Serbi, e ndiej gëzimin tuaj për njohjen e madhe që mora, faleminderit për atë dhe në emrin tim sonte do të pimë raki dhe verë e bardhë ”, tha shkrimtari austriak në një prononcim të shkurtër për gazetaren serbe.

    Akademia suedeze “Nobel” ka zgjedhur dje fituesin për letërsi për vitin 2019 shkrimtarin austriak, Peter Handke. Por fitorja e tij është duke u kundërshtuar nga e gjithë bota, me të vetmen arsye se Handke është përkrahës i “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq.

    Kujtojmë se dje në Kosovë ka nisur një peticion online për t’ia hequr këtë çmim shkrimtarit austriak. Atë e kanë nënshkruar më shumë se 18 mijë persona. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!