Reshje shiu dhe bore, këto janë temperaturat sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në vendin tonë pritet të mbajë mot me shi ndërsa në viset malore parashikohet të ketë reshje bore.


Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmej 1-5 gradë Clsius, ndërsa ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius.

“Të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët me shi dhe në vendet malore parashihen edhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë lehtë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-4 m/s”, ka bërë të ditur IHK.