×
  • Lajme
  • Lajme

    Rifat Jashari i shkruan letër Rexhep Selimit për ditëlindje

    Reporteri
    06 Mars 2023 | 16:38

    Vëllai i Adem e Hamëz Jasharit, Rifat Jashari ka marrë pjesë sot në seancën solemne për nder të “Epopesë së UÇK-së”.

    Pas seancës, ai është parë në oborrin e Kuvendit të Kosovës së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehajn.

    Në videon e publikuar nga gazetari Venhar Isufi, shihet se në shpinën e Mehajt, Jashari e ka shkruar një kartolinë për t’ia dërguar Rexhep Selimit për ditëlindje i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

    Rexhep Selimi e feston ditëlindjen më 15 mars.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!