×
  • Lajme
  • Lajme

    Rizvanolli i kërkon mbështetje për energji Gjermanisë dhe BE’së

    Reporteri
    25 Tetor 2022 | 15:14

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në takimin e Ministrave të Energjisë në kuadër të Procesit të Berlinit ka kërkuar mbështetje për Kosovën nga Bashkimi Evropian dhe Gjermania.

    Ajo ka thënë se Kosova ka nevojë për përshpejtim të mbështetjes në këtë kohë.

    “Gjatë takimit kam theksuar nevojën për përshpejtim të mbështetjes së tanishme, si dhe kam kërkuar mbështetje të mëtejshme nga ana e Bashkimit Evropian dhe Gjermanisë për efiçiencë të energjisë në sektorin e banimit, ngrohje qendrore, si dhe kapacitete të reja gjeneruese të burimeve të ripërtërishme të energjisë”, ka shkruar Rizvanolli.

    Ajo po qëndron në Gjermani, në kuadër të Procesit të Berlinit, me ftesë të zëvendëskancelarit gjerman dhe ministrit për Çështje Ekonomike dhe Veprim Klimatik, Robert Habeck.

    Rizvanolli tha se para tyre ka prezantuar progresin, planet dhe nevojat e Republikës së Kosovës në sektorin e energjisë, si dhe masat për përballjen me krizën energjetike evropiane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!