×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje mes disa personave në Han të Elezit, arrestohen 5 prej tyre

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 8:41

    Një përleshje fizike në mes të disa personave ka ndodhur pasditen e djeshme në Han të Elezit.


    Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta. Si pasojë e përleshjes njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt, transmeton lajmi.net.

    Në lidhje me rastin janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj. Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, kurse tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!