×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë

    Reporteri
    22 Korrik 2021 | 14:59

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 28 raste të reja me coronavirus nga 2,577 testime.


    MSH njofton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 18 persona.

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.999 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkohë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës.

    Deri më sot 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 114.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!