×
  • Lajme
  • Lajme

    Rruga e fshatit Lugbunar në Gjakovë, në gjendje të tmerrshme

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 18:11

    Banorët e fshatit Lugbunar të Gjakovës përballen me vështirësi të shumta sa herë që ka reshje shiu.


    Kjo për arsye se rruga “Nikaj” në këtë fshat ndodhet në gjendje të tmerrshme.

    Në disa pamje të dërguara nga banorët në adresë të Reporterit, shihet se rruga e paasfaltuar dhe gropa-gropa mbushet me ujë sa herë që ka reshje, duke shkaktuar kështu edhe vështirësi të shumta në qarkullim.

    Ndryshe, reshje shiu janë paralajmëruar edhe për sonte në Kosovë, të cilat mund edhe të çojnë në përmbytje të shpejta./Reporteri.net

    Shikoni pamjet:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!