×
  • Lajme
  • Lajme

    Rruga nga “Hotel Grand” deri te “Katedralja” pritet të shndërrohet në shesh

    Reporteri
    21 Tetor 2022 | 10:15

    Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka publikuar një fotografi të projektit për shndërrimin në shesh të rrugës nga “Hotel Grand” deri tek semaforët tek “Katedralja”.

    Ai ka thënë se Komunës së Prishtinës i mbetet vetëm të implementojë projektin pas ndihmës që ka marrë nga Banka Botërore dhe një studio e arkitekturës.

    Falenderoj Bankën Botërore dhe studion e arkitekturës SuperWien për zgjidhjet urbane që na kanë ofruar! Tani neve na mbetet të vazhdojmë me implementim të këtij projekti!

    Sheshi i Prishtinës vazhdohet deri tek Katedralja!”, ka shkruar Zogaj.

    Foto 1: Rruga “Hotel Grand” deri tek semaforët tek “Katedralja si është aktualisht dhe Foto 2: Si do të duket pas projektit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!