×
  • Lajme
  • Lajme

    Sabri Kiçmari nis punën si ambasador i Kosovës në Japoni

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 14:24

    Sabri Kiçmari është emëruar ambasador i Kosovës në Japoni dhe ai nga sot e ka nisur punën e tij.

    Kjo është bërë e ditur nga i ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Tokio, Arber Mehmeti, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Mehmeti përmes rrjeteve sociale i ka uruar mirëseardhje Kiçmarit.

    “Mirëseardhje dhe punë të mbarë Ambasador Prof.Ass.Dr. Sabri Kiçmari”, ka shkruar Mehmeti.

    Kujtojmë se Kiçmari më herët ka shërbyer në ambasadën e Kosovës në Australi, ndërsa më pas ka aderuar edhe në Lëvizjes Vetëvendosje. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!