×
  • Lajme
  • Lajme

    Sahatqija për seancën e presidentit: LDK e kreu të veten, send borxh nuk iu ka

    Reporteri
    04 Prill 2021 | 8:40

    Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Sahatqija, ka thënë se nuk duhet të bije e gjithë barra në deputetët e LDK-së.


    Sahatqija, që ishtë pjesë e misionit konsullor të Kosovës në New York të SHBA-së, në Twitter, shkruan se Lëvizja Vetëvendosje duhet të ofrojë afër vetes edhe deputet të tjerë.

    “Krejt barra në tre deputet të LDK-së??? Ka plot deputet tjerë Kuvendi. LDK e ka kry të veten. LVV le ti përvjelë mëngët e t’i afron deputet tjerë. Sikur qe afruan Arbenën, Ademin, 7 zv.Ministra, le të vazhdojnë vet se LDK send borxh s’ju ka. Boll me ankesa e fajësime, tash veç punë”, shkruan Sahatqiju.

    Ajo këtë e shkroi si përgjigje ndaj kryetarit të Institutit EPIK, Demush Shasha i cili tha se “Shtetit i duhen 3 vota për të mos hi në zgjedhje të reja. 3 vota për të mos të hi edhe në një krizë politike. E Agimi, Dulla dhe Dritoni janë tu nejt aty për pikë qejfi”.

    Kujtojmë që seanca për zgjedhjen e presidentit, e cila dështoi dje, do të mbahet sot në ora 17:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!