×
  • Lajme
  • Lajme

    Sanksionimi i Radojçiqit, Lista Serbe e shpall Anglinë “armike të Serbisë”, thotë se po e favorizon Kurtin

    Reporteri
    09 Dhjetor 2022 | 15:11
    Milan Radojçiç dhe Zvonko Veselinoviç

    Lista Serbe ka reaguar pasi Mbretëria e Bashkuar e ka sanksionuar Milan Radojiçiqin, nënkryetar i Listës Serbe, si person të korruptuar.

    Lista Serbe në reagimin e saj e ka shpallur armike Britaninë, teksa Radojçiqin e ka quajtur “patriot të popullit serb”.

    Në reagimin e kësaj partie, thuhet se këto lëvizje të Mbretërisë së Bashkuar kanë për qëllim ta favorizojnë Albin Kurtin.

    “Dënojmë ashpër lëvizjet shpifëse të armiqve të dëshmuar të popullit serb duke futur në listën e zezë nënkryetarin e Listës Serbe Milan Radoiçiq dhe serbët e tjerë që janë patriotë dhe bartës të dëshmuar të rezistencës ndaj pushtimit të veriut të Kosovës nga Albin Kurti.

    Nuk ka asnjë listë të ngjyrës së zezë, të kuqe apo të ndonjë ngjyre tjetër që mund të zvogëlojë respektin që ka nënkryetari, Milan Radojiçiq, tek serbët në Kosovë. Për më tepër, këto lëvizje transparente dhe etiketime pa asnjë provë kundër tij, që favorizojnë Albin Kurtin për ta paraqitur veriun si vatër krimi, tregojnë gjithë nervozizmin e atyre që për më shumë se dy dekada duan të shohin serbët në gjunjë, të asimiluar apo të dëbuar nga vatrat e tyre.

    Të nderuar zotërinj, e kuptuam mesazhin, përgjigja jonë mbetet e njëjtë: Nuk ka dorëzim, sepse nga këtu nuk ka kthim!”, thuhet ndër të tjera në reagim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!