×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’bëhem kurrë zagar i PDK-së”, Analisti i afërt me VV-në, Xhevdet Pozhari, ka qenë këshilltar i Fatmir Limajt

    Reporteri
    24 Maj 2021 | 13:05

    Analisti i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Xhevdet Pozhari gjatë ditës se djeshme ka reaguar lidhur me raportimet se gruaja e tij është punësuar në Universitetin Publik “Haxhi Zeka”, duke thënë se gruaja e tij është e shkolluar, por edhe ka zgjedhur të ofendojë ata që e quajnë analist i VV’së, shkruan Gazeta Metro.


    Para dy ditëve, u raportua se gruaja e Pozharit është punësuar në Universitetin Publik “Haxhi Zeka”, por lidhur me këtë Pozhari tha se gruaja e tij është e doktoruar në drejtimin juridiko-penal.

    Para dy ditëve, u raportua se gruaja e Pozharit është punësuar në Universitetin Publik “Haxhi Zeka”, por lidhur me këtë Pozhari tha se gruaja e tij është e doktoruar në drejtimin juridiko-penal.

    Ai i ka quajtur gazetarët që kanë raportuar kështu mercenarë, ndërsa për ata që e quajnë si ‘analist i VV’së’, i ka ofenduar duke i quajtur ‘zagarë të PDK’së’.

    Por, sipas një dokumenti, Pozhari ka qenë këshilltar i ish-Ministrit të Transportit dhe Post-Telekomunikacionit Fatmir Limaj sa ky i fundit ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, në vitin 2010.

    Sipas një njoftimi të publikuar në web-faqen zyrtare të kësaj ministrie, Pozhari gjithashtu ka qenë zëdhënës i Ministrisë së Transportit dhe Post-Telekomunikacionit.

    Para dy ditësh, në media u raportua se gruaja e Pozharit është punësuar në Universitet, ndërsa mediat kanë publikuar edhe vendimin lidhur me këto raportime.

    Reagimi i Pozharit lidhur me këtë ishte i ashpër, ani pse ai publikisht kishte mbrojtur Lëvizjen Vetëvendosje nëpër debatet politike para zgjedhjeve të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!