×
  • Lajme
  • Lajme

    “S’do të ndalemi”, Sveçla: Ka përfunduar koha e pandëshkueshmërisë për kriminelët në veri

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 19:15
    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë që pandëshkueshmëria e kriminelëve në zonën e veriut të Kosovës ka përfunduar.

    Sipas Sveçlës, shumica e organizatorëve janë të njohura për Policinë dhe AKI-në.

    Tutje ai tha se  përgjigja e institucioneve të Kosovës ndaj këtyre “kriminelëve” do të jetë e shpejtë dhe e pakompromis, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “..shumica prej organizatore edhe prej dhunuesve të drejtë për drejt të ligjit janë të njohur për policisë e Kosovës dhe për AKI-në. Po punojmë jo vetëm në identifikimin e tyre, po edhe shkallën e fajësisë dhe lokacionin e tyre. Dhe unë lirisht mund të them se koha e pandëshkumërinë për kriminelët në këtë zonë(në veri të Kosovës) ka përfunduar. Përgjigja e institucioneve të RKS-së do të jetë e shpejtë, do të jetë e drejtë dhe e pakompromis. Cilido që shkel ligjin, cilido që rrezikon zyrtarët policor, qytetarët, mediat por edhe pjesëtarët e miopeve ndërkombëtare do të vihet para ligjit”, ka thënë Sveçla, në RTV Dukagjini.

    Ministri Sveçla theksoi se Policia e Koosvës, Agjencia e Kosovës për Interlegjencë (AKI) dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të ndalen pa përfunduar të gjithë kriminelët prapa grilave./Reporteri.net./

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!