×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekuestrohet një armë në Skenderaj

    Reporteri
    31 Tetor 2020 | 18:51

    Në Skenderaj sot është sekuestruar një armë e cila ishte duke u poseduar ilegalisht.


    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    “Sekuestrimi i armës është rezultat i vijimësisë së një hetimi të ndërlidhur me një rast tjetër hetimor i nisur javë më parë. Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person nga i cili është sekuestruar arma, ku pas procedurës intervistuese është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”, tha Zahiti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!