×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja e fton edhe Isni Kilajn

    Reporteri
    21 Tetor 2019 | 20:22

    Zëvendësministri në detyrë në Ministrinë e Diasporës, Isni Kilaj, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.


    Këtë e ka konfirmuar vetë Kilaj përmes një postimi në Facebook, ku tha se sot ka marr një fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për të dëshmuar për UÇK-në.

    “Të dashur ushtarë e bashkëluftëtarë të mi, sot mora Fletëthirrje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për të dëshmuar për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Unë po e shoqëroj këtë njoftim me fjalimin tim të mbajtur në Carrallukë në vorrimin e Heroit të Kombit Imer Krasniqi”, Ka shkruar ai.

    Ndryshe, gjatë ditës së sotme u konfirmua se Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla.

    Vetëm gjatë javës së kaluar, tetë ish komandantë dhe pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë të ditur se janë ftuar për intervistim nga Specialja, ndërkohë që deri më tash, numri i përgjithshëm i të ftuarve për intervistim nga kjo gjykatë ka arritur mbi 100.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!