×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefqet Kabashi: Ky komandant më dha urdhër të vras dy persona

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 21:29

    Shefqet Kabashi, ish-luftëtar në Dukagjin dhe ish-i burgosur në Dubravë, si dhe i ftuar në Hagë për të dëshmuar në gjykimin e Ramush Haradinajt, ka treguar se ka marrë urdhër nga eprorët e tij që ta vras gazetarin që ka shkruar për gazetën “Bota Sot”, Rrok Berishën.


    “E mora urdhrin ta vras Rrok Berishën, mixha më tha të shpëtojë”, ka thënë ish-luftëtari i UCK’së.

    Kabashi thotë se urdhrin për vrasje ia ka dhënë komandanti i tij Alush Agushi, i njohur si Mala.

    “Më është dhënë urdhri në Jabllanicë nga Alush Agushi. Ma ka ofruar Audin 15 mijë markëshe, më ka thënë të shkojë ta vrasë”, ka thënë tutje Kabashi.

    Ai ka thënë se e ka pasur problem të vra shqiptarë, andaj nuk e ka vra Berishën.

    “Rrok Berisha ka pas me shku në Prishtinë me lajmëru Ibrahim Rugovën se çka po ndodh”

    “Rroki ka shku Jabllanicë dhe ju ka thanë që ma keni qu njerin mem vra, dhe kjo më ka rreziku mua”.

    Kabashi ka treguar se ka nejt disa ditë te shtëpia në Zahaq pasi u mor vesh se ka dashur ta vrasë Berishën.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!