×
  • Lajme
  • Lajme / Siguria

    Sherr për pronë në Podujevë: Katër persona i bëjnë llom dy të tjerë, arrestohen nga Policia

    Reporteri
    07 Maj 2024 | 8:45

    Katër persona janë arrestuar dje në Podujevë, pasi të njëjtit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy persona tjerë, raporton Gazeta Reporteri.net.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku ndër të tjera bëhet e ditur se shkak për konfliktin mes palëve u bë një kontest pronësor.

    Viktimat si pasojë e sulmit kanë marrë lëndime të rënda trupore, me ç’rast janë dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

    Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë,  pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje  rreth një kontesti pronësor, i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.  Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia  e të dyshuarve,  por nuk është gjetur asgjë  ndërsa të  dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!