×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkaktoi aksidentin fatal në Gjermani, kosovari dënohet me burgim të përjetshëm

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 17:14

    Pas një gare të paligjshme me vetura, e cila e ka lënë të vdekur një person në qytetin gjerman Moers, një gjykatë në Gjermani e ka shpallur fajtor kosovarin 22-vjeçar.


    Mediet gjermane kanë raportuar të hënën se Kushtrim H. është dënuar të hënën me burgim të përjetshëm.

    Ndërkohë, i pandehuri i dytë, Ismail S., ngasës i veturës së dytë që kishte marrë pjesë në garë, është dënuar me tri vjet dhe nëntë muaj, duke u shpallur fajtor për pjesëmarrje në një garë që rezultoi me fatalitet.

    Një 43-vjeçare, ngasëse e një veture, e cila nuk kishte marrë pjesë në këtë garë të paligjshme, kishte mbetur e vdekur në prill, pasi që vetura e kosovarit ishte përplasur në veturën e saj.

    Gazeta gjermane “Bild” raporton të hënën se gjyqtarët e Gjykatës Rajonale në Kleven kanë vendosur të hënën se dy veturat me 600 kuajfuqi, ishin në garë të paligjshme në një zonë banimi. Vepra u pranua nga dy të pandehurit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!