×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkojnë mjekët te familja në Stubëll, i marrin mostrat për testim

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 14:38

    Pas thirrjeve që tre fëmijët nga fshati Stubëll i komunëssë Vitisë ua bënë mjekëve e infektologëve kosovarë, këta të fundit para pak minutash kanë arritur në ambientet e shtëpisë ku po qëndrojnë të izoluar këta fëmijë.


    Mjekët i kanë marrë mostrat e këtyre fëmijëve, për t’i dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, për ekzaminim.

    “Para pak minutash erdhën mjekët. Janë futur në shtëpi për t’I marrë mostrat e fëmijëve. Neve nuk na lanë të afrohemi”, ka thënë një familjar i fëmijëve për Express.

    Kujtojmë se tre anëtarët e kësaj familje kanë dalë pozitiv si të infektuar me koronavirus dhe po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK’së.

    Express disa minuta më parë ka raportuar për thirrjet që këta fëmijë po ua bënin vazhdimisht mjekëve për t’u shkuar në kontroll.

    Ndërkohë djali i madh i kësaj familjeje, në një video të dërguar në redaksinë e Express ka kërkuar ndihmë nga mjekët.

    Një familjar i tre të infektuarve me koronavirus në Viti ka dalë me video për të kërkuar ndihmën e mjekësore pasi ka pasur probleme gjatë natës së kaluar. Djali i kësaj familje ka kërkuar ndihmën e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike ose të mjekeve të qytetit. Gjithë kjo situatë ka ardhur pasi atyre askush s’iu ka shkuar në ndihmë. Express më herët ka raportuar se megjithatë ekipe mjekësh janë nisur drejt kësaj familje për ta ndihmuar.

    Një 17-vjeçar nga fshati Stubëll i komunës së Vitisë, anëtar i familjes ku u kofirmuan tre persona me kornavirus, përmes një videoje dërguar Gazetës Express iu ka bërë thirrje infektologëve dhe mjekëve të Institutit Kombëtar që të shkojnë në shtëpinë ku gjendet ai dhe dy fëmijë të tjerë që t’i vizitojnë. Thotë se ka pasur temperaturë e që ka dyshime se edhe ai është prekur me koronavirus.

    “Jam djali i tre anëtarëve që janë prekur nga koronavirusi. Gjatë natës kam pasur temepraturë. Kam shqetësimin e tre familjarëve të mi. Kishte qenë i mirseardhur një kontroll i Institutit apo mjekësisë”, ka deklaruar 17-vjeçari i familjes së prekur me koronavirus nga Stublla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!