×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkumbin Demolli që u përjashtua nga PEK-u, “rehatohet” në NISMA

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 13:57

    Skumbin Demolli ditën e djeshme u largua nga lista e kandidatëve nga radhët e PEK-ut të Milaim Zekës.


    Ai kishte hyrë në listë kinse pa dijenin e Zekës, mirëpo faktet e Shkumbinit e dëshmojnë ndryshe duke e quajtur këtë të fundit mashtrues.

    Mirëpo i menjëhershëm ka qenë aderimi i tij në list të NISMA-s, i cili këtë e ka konfirmuar përmes një statusi në Facebook.

    “U takova me zyrtarin Fazli Hoxha,më premtoi se amanetin tim do ta qojm në vend. Sapo morra mbështetje nga burrat e fjales,që nuk dijnë të nënshtrojn, e as të shkelin askënd”, ka shkruar ai në Facebook.

    Postimi i plotë i Shkumbin Demollit:

    Të dashur miq,po ju njoftoj se sapo vendosa për rrugtimin e ri politik.
    U takova me zyrtarin Fazli Hoxha,më premtoi se amanetin tim do ta qojm në vend.
    Sapo morra mbështetje nga burrat e fjales,që nuk dijnë të nënshtrojn, e as të shkelin askënd.

    Përfundimisht jam pjes e Nismes.

    Bashk për Shtetin me Fatmir Limen Kryemister,me Fazli Hoxha Deputet.

    Me respekt Shkumbini

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!