×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Shpërthim në veri, hidhet një granatë dore në oborrin e një shtëpie

    Reporteri
    18 Prill 2024 | 8:58
    Foto nga Veriu

    Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një shpërthim në pjesën veriore të vendit,  konkretisht në Zherovnicë të Zveçanit. Incidenti ka ndodhur në oborrin e një shtëpie dhe nuk ka persona të lënduar.

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë për gazetën online Reporteri.net se dyshohet për një granatë dore.

    “Sot në orët e hershme të mëngjesit në Zvecan, respektivisht Zherovnic është dëgju një shpërthim. Dyshohet se shpërthimi është shkaktu nga një granatë dore e cila është hedh në një oborr të një shtëpie Dëme të vogla materiale janë shkaktu, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Njësit relevante të Policisë kanë dal në vend të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, tha Elshani për Reporteri.net.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!