×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë mes tre veturave në Tepelenë: Vdes një person, dy të tjerë lëndohen rëndë

    Reporteri
    17 Mars 2024 | 19:59
    Foto ilustruese

    Një person ka vdekur dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur në bypassin e Tepelenës poshtë kalasë së këtij qyteti që është pjesë e aksit nacional Tepelenë-Gjirokastër.

    Njëra makinë ka humbur kontrollin dhe si pasojë dhe është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt.

    Në përplasja ka vdekur në vend shoferja e njërës prej makinave të përfshira në aksident ndërkohë që janë lënduar tre të tjerë, dy prej tyre më rëndë.

    Këta të fundit janë përcjellë për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar, por mësohet se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.

    Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rruge si pasojë e shiut. /Shqiptarja.com

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!