×
  • Lajme
  • Shqipëria / Video

    Aksident i rëndë mes tre veturave në Tepelenë: 4 të vdekur dhe 2 të lënduar

    Reporteri
    17 Mars 2024 | 21:16

    Katër persona kanë ndërruar jetë në një aksident të rëndë që ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj.

    Njëra makinë që po lëvizte me shpejtësi jashtë normave të lejuara ka humbur kontrollin dhe si pasojë është përplasur me dy automjete të tjera që qarkullonin në drejtim të kundërt.

    Në përplasja ka ndërruar jetë katër persona ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Një prej viktimave Riza Rrapa nga fshati Izvor Memaliaj po udhëtonte me me Mercedez Benz.

    Këta të fundit janë transportuiar fillimisht për në Spitalin e Gjirokastrës për t’u trajtuar, por më pas janë nisur drejt Tiranës pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Sipas verifikimeve të para nga ana e Policisë Rrugore bëhet e ditur se shkaku i aksidentit ka qenë lagështia në rruge si pasojë e shiut. /Shqiptarja.com

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!