Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka përshëndetur marrjen e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian nga Gjermania.
Cakaj thotë se mbështetja e Gjermanisë ka qenë jetike për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Gjermania tashmë ka marrë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian ????!
Përderisa nën Presidencën Kroate është arritur vendimi historik për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me Presidencën Gjermane do të punojmë fort e ngushtë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare.
Mbështetja e Gjermanisë ka qenë jetike për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor: me Presidencën Gjermane të Këshillit, ndërkaq, do të punojmë për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe kryerjen e të gjitha detyrimeve të nevojshme për përparimin e mëtejmë në procesin e anëtarësimit në BE.
Vlen, natyrisht, të theksohet se liberalizimi i vizave me Republikën e Kosovës është i një rëndësie thelbësore, jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për besueshmërinë e Bashkimit Evropian në rajon në përgjithësi!
Shqipëria do të vazhdojë me përkushtim të plotë punën e pakursyer për anëtarësim në BE ????!
https://www.facebook.com/cakajgent/posts/2659093354360289?__xts__%5B0%5D=68.ARCRpIhc44PonubPzQ9Xt1DuNVHKwM6ZBDD_EZa6sicCc2GyP71DF73nWeP5Lgy8oUiew_QA9SGRKjsy1S3owQFJUKVrqs_Pt9l03DM2iP1iyR_QZl9_2Ls37LZ6Pcywtw5X6uWixRhnBXzBOPhQT8NLD8PsKRTiX9DHbjOoa_3-JOQQFs4sjzuWWvQFFqHoeUNpM3xuCEHZlRIUR3y_S1mbVxOMY2_V_QR3DyZ4SqODoW2ixU-3XliEJTGQoR372-cVxsIQM-3v8npiaA51QpGX7_NlE92kbJ4sD7-jHihq0JxYq1dHmpk4R4zgV08VhTviWopxNz1ob9SBfhYRAi_SaZfw&__tn__=-R