×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Hidhet nga kati i 5-të një 85 vjeçar në Pogradec, i moshuari ndërron jetë në spital

    Reporteri
    29 Mars 2023 | 10:28

    Një 85 vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit.

    Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 në Pogradec. S.K. është dërguar në gjendje të rëndë në spital por nuk ka mundur që t’u shpëtojë plagëve të marra.

    Më herët, i moshuari ka tentuar disa herë të vetëvritet. Në momentin e ngjarjes, 85 vjeçari ka qenë vetëm pasi nusja e djalit të tij ka qenë në pazar.

    85 vjeçari ka hapur dritaren e dhomës dhe është hedhur. Mësohet gjithashtu se i moshuari vuante nga skleroza./abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!