×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shpërthim me tritol në Tiranë

    Reporteri
    25 Maj 2023 | 22:53

    Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut.

    Shpërthim ka ndodhur në një fasoneri dhe ka vetëm dëme materiale.

    Policia përmes një zyrtar bëri me dije se objekti të cilit iu vu lënda plasëse është në pronësi të shtetasit italian R. B.

    Si pasojë është dëmtuar dera e jashtme e hekurit, thyer disa xhama dhe një automjet që ka qenë i parkuar, thuhet në njoftimin e policisë, ndërsa informohet gjithashtu se dëmet kanë qenë vetëm materiale dhe nuk ka të lënduar. /euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!