×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarët e Preshevës bojkotuan votimin në referendum

    Reporteri
    16 Janar 2022 | 22:16

    Sot në Serbi është zhvilluar referendumi për ndryshimet kushtetuese. Raportohet për përqindje shumë të ulët të votuesve në Preshevë dhe Bujanoc.

    Ndonëse materiali shpërndarës i votimit u bë edhe në këto zona, shqiptarët në Luginën e Preshevës që e shfrytëzojnë këtë të drejtë janë të paktë.

    Sipas medieve lokale atje, në shumë qendra të votimit në komunën e Bujanocit, përqindja e personave që e kanë votuar referendumin është zero.

    Në vendvotimin 55 në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, 3 për qind nga 900 qytetarë me të drejtë vote kanë votuar në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë.

    Ndryshe nga këtu, në fshatin Konçul, të paktën deri në mesditë, nuk u paraqit as edhe një votues.

    Situatë e ngjashme është edhe në komunën e Preshevës, ku shumica e qytetarëve kanë vendosur ta bojkotojnë këtë proces.

    E, aktivistë të shoqërisë civile atje e tregojnë një arsye për këtë.

    Valon Arifi përfaqësues i shoqërisë civile në Preshevë theksoi vendimi ishte i duhuri, por e ka një kritikë për të parin e Qeverisë të Kosovës.

    Se vendimi për moslejim të Referendumit është i drejtë, e thotë edhe Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi.

    E për numrin e vogël të pjesëmarrësve shqiptarë në referendum, ai ka një përgjigje.

    Referendumi në fjalë, i organizuar nga Serbia, ka të bëjë më sistemin e drejtësisë, ku parashihet që gjyqatarët të mos zgjidhen më nga parlamenti. /T7/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!