×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtatorja e heroit Ahmet Krasniqi bën bashkë Vjosa Osmanin me LDK-në

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 11:25

    Në Vushtrri është bërë sot përurimi i shtatores së heroit Ahmet Krasniqi si dhe është inaguruar sheshi me emrin e tij.


    Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe shefi i grupit parlamentar të LDK’së, Arben Gashi.

    Kjo është hera e parë që Osmani është parë në një aktivitet me kryeministrin dhe anëtarë të LDK’së, që prej se në Lidhjen Demokratike është marrë vendim që e njejta të largohet nga kryesia dhe pozita e nënkryetares.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!