×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarimi në APK

    Shtëpi, banesë, rreth 3 mijë euro në bankë e kredi për të shlyer – kjo është pasuria e kryesuesit të KGJK-së, Albert Zogaj

    Reporteri
    05 Maj 2024 | 17:18

    Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka publikuar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

    Ai ka publikuar një shtëpi në vlerë 140 mijë euro dhe banesë në vlerë 35 mijë euro (të dyja të përbashkëta), shkruan Reporteri.net.

    Zgoaj ka publikuar veturë në vlerë 12 mijë euro (të përbashkët).

    Në emër të vet ka deklaruar 2 mijë e 707 euro, kurse në emër të bashkëshortes mbi 1 miujë euro.

    Zogaj së bashkue me bashkëshorten kanë deklaruar tre kredi për të shlyer.

    Pagë vjetore nga KGJK-ja ka deklaruar se merr rreth 33 mijë euro, kurse dhe një pagë rreth 7 mijë euro nga Kolegji AAB.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!