×
  • Lajme
  • Lajme

    Shuhen gati plotësisht zjarret në malet e Rugovës

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 21:01

    Zjarri i cili ka filluar mbrëmjen e së premtes në Rugovë të Pejës ka arritur të lokalizohet në masë të madhe. Sipas zyrtarëve nga Drejtoria e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, përkundër që në disa vatra vazhdojnë të jenë aktive, është arritur të shuhet 90% e zjarreve.


    Drejtoria e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” së bashku me ekipet e zjarrfikësve, tash e tre ditë po përballen me zjarret në Rugovë, gjegjësisht në rajonin e Milishevcit afër fshatit Stankaj.

    Muhamet Shoshi nga Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” ka thëne se përkundër angazhimit të vazhdueshëm për lokalizimin e zjarreve dhe fikjen e tyre, disa vatra ende janë aktive.

    “Gjendja momentale në fshatin Stankaj është përmirësuar ndjeshëm. Zjarri thuajse është lokalizuar 80%. Mund të them se zjarri është nën kontroll”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Muhamet Shoshi.

    Shoshi theksoi se për të menaxhuar këtë situatë është shtuar edhe niveli i bashkëpunimit me njësitë e emergjencave .

    “Me forcat e zjarrfikësve të Pejës dhe me punëtorët e Drejtorisë së Parkut Kombëtarë kemi arritur ta lokalizojmë zjarrin. Në ndihmë na kanë ardhur edhe Agjencia e Pyjeve të Kosovës në kudër të Ministrisë së Bujqësisë”, shtoi më tej Shoshi, përcjell Telegrafi.

    Se zjarri ka arritur të lokalizohet në masë të madhe, e thotë edhe Blerim Husaj Udhëheqës i ndërrimit te Zjarrfikësve ne Pejë.

    “Natën ka qenë gjendja më stabile pasi koha ftohet. Gjatë ditës janë aktivizuar përsëri vatra të zjarrit. Njesia prej nëntë vetash kanë dalë në terren dhe po punojnë sa po munden”, thotë Blerim Husaj

    Sipas Shoshit është konsideruar edhe kërkesa për ndihmë nga KFOR-i, mirëpo pas një vlerësimi të situatë në teren, deri më tani nuk është paraqitur nevoja për të kërkuar ndihmë nga ana e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!