×
  • Lajme
  • Lajme

    Si në filma: 5 persona gjuajnë me armë zjarri nga veturat në Podujevë

    Reporteri
    31 Maj 2021 | 20:47

    Policia në Podujevë sot rreth orës 17:00 ka marrë informatë për të shtëna me armë në shatin Batllavë të Podujevës.


    Pas kësaj janë arrestuar pesë persona, të cilëve u janë sekuestruar edhe armë zjarri.

    Rastin për Reporterin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Prishtinë, 31 maj 2021- Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në fshatin Batllavë të Podujevës. Ka qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Podujevës, ai që ka rezultuar me ndalimin dhe arrestimin e 5 personave të dyshuar, të cilët prej dy veturave të ndryshme, dyshohet se kanë shtënë në ajër dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Veturat e personave të dyshuar janë ndaluar në fshatin Lluzhan, ku nga ana e policisë janë gjetë dhe sekuestruar: – një armë automatike zjarri AK-47 me 9 fishekë, një pistoletë e tipit Ekol -T, me 5 fishekë si dhe një shkop”, ka deklaruar ajo.

    Ahmeti ka thënë se personat e arrestuar ngarkohen me veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.

    “Ndaj tyre po kryhen procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka deklaruar ajo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!