×
  • Lajme
  • Lajme

    Si po ndiheni që Halil Kastrati po kryen punën që do të duhej ta kryenit ju? Kështu përgjigjet Haradinaj

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 12:56

    Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim humanistin Halil Kastrati. Përveç pyetjeve të tjera, gazetarët patën edhe një pyetje kështu: Si po ndiheni që Halil Kastrati po kryen punën që do të duhej ta kryenit ju?


    E kryeministri u përgjigj:

    “Shiqoni, është komplementare kjo. Shteti dhe institucionet bëjnë shumë punë për përmirësimin e kushteve të banimit në nivel vendi. Por kjo nuk është veç banim që bën zoti Kastrati, është një humanizëm në shprehje, është një humanizëm shumë i mirëseardhur. Unë sot jam ndi i nderumë që kom mujtë me ia nderu këtë aktivitet humanitar”, ka thënë Haradinaj veç tjerash, përcjell Periskopi.

    Ndryshe, Haradinaj në konferencë për media, ka folur edhe për tema të tjera si samiti i Parisit, shkarkimet në PDK, etjerë.

    Samiti i Parisit

    “Nëse përgatitjet shkojnë mirë me siguri se do të mbahet po nëse nuk janë përgatitjet mundet edhe me u shty. Në Kosovë është gjendja mirë, mes institucioneve mes atyre që punojnë. Kemi koordinime të mjaftueshme. Kosova ka qëndrimin e vet për tema, pra për tema mendoj që jemi mirë” deklaroi kryeministri.

    Shkarkimet në PDK

    “Sa i përket vendimeve të kryetarit Veseli, sot kam liruar nga detyra ministrin Beqaj, e kam falënderu për bashkëpunim. Nuk e kam liru zv.ministrin Çeku, po pres një shkresë zyrtare nga Veseli sepse janë vendime politike. Sikurse e dini që deri më tash janë ndërru gjashtë ministra. Është ndërru Flamur Sefaj dy të listës serbe, Bajram Hasani, Albena, ministri i brendshëm edhe sot Beqaj. Kam shkarku dhe liru edhe dy zv.ministra të Aleancës. Kjo është gjendja deri tash, nuk paragjykoj veprimet e ardhshme, pra nuk janë të lidhura një veprim me një veprim. Disa janë vendime politikisht të pastra, disa janë si rasti i mohimit të krimit, e disa si ramja në konflikt me ligjin. Asnjë veprim i imi nuk ndërlidhet me ndonjë veprim tjetër. Unë si kryetar partie nuk i kam të lidhuna me ndonjë veprim apo vendim tjetër”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!