×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot përmbyllet procesi i vlerësimit të votave të ardhura me vonesë nga diaspora

    Reporteri
    01 Nëntor 2019 | 11:26

    Procesi i vlerësimit të 4 mijë e 369 votave të cilat kishin ardhur nga diaspora pas datës 6 tetor, pritet të përmbyllet sot.


    Këtë e ka konfirmuar për Reporterin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili ka thënë se në zbatim të vendimit të Gjykatës Supreme, vlerësimi i pakove nga diaspora që ka filluar të enjten, pritet të përmbyllet sot.

    “Në zbatim të aktgjykimit të Gjykatës Supreme gjatë ditës së enjte kemi filluar me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime dhe besojmë se do të arrijmë ta përmbyllim sot”, ka thënë Elezi për Reporterin.

    Elezi ka shtuar se pas procesit të vlerësimit, në QNR do të fillojë numërimi i fletëvotimeve të aprovuara.

    “Pas procesit të vlerësimit, në QNR do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara. Lidhur me kohën e saktë për fillimin e numërimit do t’iu mbaj të informuar”, është shprehur ai.

    Kujtojmë se Gjykata Supreme ka vendosur për të dytën herë në favor të Lëvizjes Vetëvendosje, për numërimin e pakove me vota të ardhura nga diaspora./ Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!