×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot temperaturat shkojnë deri në 29 gradë, në vikend përkeqësim i motit

    Reporteri
    26 Maj 2022 | 7:45

    Sot pritet të mbajë kryesisht mot i ngrohtë dhe me diell.

    Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29 gradë celsius.

    Indeksi i rrezeve UV mbetet i lartë.

    Ky mot i mirë pritet të vazhdojë deri në fundjavë.

    Sipas Prishtina Weather, fundjava sjell përkeqësim të motit me shtrëngata shiu dhe rënie të temperaturës ditën e diel.

    “Ditën e shtunë do të ketë më shumë gjasa për zhvillime të shtrëngatave me shi, që mund të jenë edhe më të shtrira mbi vend.
    Dita e diel më pas sjell mot më të freskët, me të reshura shiu, që do të jenë më intenzive orëve të mëngjesit. Kushte për reshje lokale shiu e bubullima priten edhe ditën e hënë.
    Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme, megjithëse herë herë shkaku i koncentrimit më të rritur të pluhurit saharian, mund të kaloj edhe në vlera mesatare e të dobëta. Ditën e shtunë erëra veriore shpërndajnë pluhurin, e cilësia e ajrit do të jetë më gjatë në vlera të pranueshme, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!