×
  • Lajme
  • Lajme

    Specialja cakton seancën e radhës ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

    Reporteri
    22 Prill 2021 | 19:02

    Specialja ka caktuar datën për seancën e ardhshme ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt.


    Seanca do të mbahet më 30 prill në ora 11:00, kështu u bë e ditur nga një njoftim i Dhomave të Specializuara.

    Gjykatësi i procedurës paraprake me këtë rast ua ka caktuar avokatëve të tyre datën 28 prill si afat të fundit për dërgimin e parashtresave.

    Seanca në fjalë do të jetë konferenca e katërt mbi ecurinë e çështjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!