×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmi me plumba ndaj veturës së gazetarit Kajtazi, reagon ambasadori Kosnett

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 17:16

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net”, Shkumbin Kajtazi.


    Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kosnett ka thënë se sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vlerave tona të përbashkëta demokratike dhe se gazetarët meritojnë respektin dhe mbrojtjen tonë, shkruan Reporteri.net.

    Tutje ai ka thënë se e mirëpret thirrjen e kryeministrit për të hetuar shpejt incidentet.

    Mbrëmjen e së shtunës, vetura e gazetarit të Gazetës Online “Reporteri.net”, Shkumbin Kajtazi, u bë cak i një sulmi me armë zjarri.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur për Reporterin se në vendngjarje hetuesit kanë gjetur 4 predha të armës.

    Zahiti tha se prokurori ka iniciuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe se po punohet për zbardhjen e rastit.

    Gazetari Kajtazi ka thënë se në momentin kur ndodhi ky sulm, ndodhej në një kafene të Mitrovicës.

    Kajtazi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se zbardhja e rastit duhet të bëhet shpejt, ose rrezikon të mbetet zhag si i mëparshmi.

    “Nuk ndihem i frikësuar, që është qëllim i personave që më vihen pas. Jam thjesht i dëshpëruar me shtetin tim dhe njerëzit e tij.”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ky është sulmi i dytë ndaj tij, pasi që muaj më parë dikush tentoi që t’ia digjte veturën e njëjtë.

    Postimi i plotë i Kosnett:

    Sulmet ndaj gazetarëve janë sulme ndaj vlerave tona të përbashkëta demokratike. Duke raportuar të vërtetën dhe duke i mbajtur zyrtarët përgjegjës, gazetarët i shërbejnë publikut. Ata meritojnë respektin dhe mbrojtjen tonë. Unë e mirëpres thirrjen e Kryeministrit për të hetuar shpejt incidentet.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!