×
  • Lajme
  • Lajme

    Szunyog: Kosova është në rrugën e duhur

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 15:17
    Tomas Szunyog, ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë

    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, derisa komentoi arritjen e Kosovës në sundimin e ligjit, tha se Kosova është në rrugën e duhur.

    “Urime për Kosovën në renditjen e Indeksin e Sundimit të Ligjit për vitin 2022. Kosova është në rrugën e duhur, Raporti për Indeksin e Sundimit të Ligjit tregon progres dhe se BE do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në përmirësimin e këtij roli”, ka shkruar ai në Twitter.

    Në raportin e World Justice Project, Kosova është renditur e para në rajon dhe e dyta në gjithë botën për përmirësim në sundimin e ligjit.

    Kurti ka thënë se ky është konfirmim se reformat e tyre po funksionojnë.

    “Këtë vit, Projekti i Drejtësisë Botërore (World Justice Project) e ka renditur përsëri Republikën e Kosovës në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për nga sundimi i ligjit. Ai gjithashtu e ka renditur Kosovën në vendin e dytë në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë dhe atë shpejtësi”, ka shkruar Kurti në Twitter.

    Raporti i WJP: Kosova e para në rajon për nga sundimi i ligjit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!